Serbi njofton shqiptarin, se kush ia vrau babanë: I njëjti kriminel që vrau vëllezërit Bytyçi (Video)

E publikuar: 03/09/2015 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fillim të korrikut, Lulëzim Morinës nga Prizreni, në postën e shtëpisë së tij në Zvicër, i kishin shkuar dy fotografi, raporton KTV.

Aty figuronte varri i babait të tij. Pak para se t’i pranonte fotot, Lulëzimi tregon se dikush i kishte telefonuar dhe në gjuhën serbe i kishte treguar se kush ia ka vrarë të atin dhe ku është varrosur trupi i tij. Babai i tij, Sali Morina, bashkë me Miftar Morinën, më 23 mars të vitit 1999, ishin kapur nga policia serbe dhe prej asaj kohe konsiderohen të zhdukur.

Bazuar në fotografitë që në postë i shkuan nga një anonim, ai filloi kërkimin e eshtrave të babait në varrezat e myslimanëve në Prizren.

Ai ka treguar se si i kanë gjetur këto varre, mirëpo, jo edhe eshtrat e babait të tij. Si pjesëtar i familjeve të të zhdukurve, shpreh mllefin se përse aq pak u punua për zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre, transmeton Koha.net.

Njëri prej varreve të cilin e gjeti Lulëzimi, ishte hapur edhe në kohën e UNMIK-ut. Por, sipas drejtorit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në këtë lokacion janë gjetur edhe eshtrat e mbi 200 personave të tjerë.

Ndërkaq, i apostrofuari Goran Radisavlevic, i njohur si komandant “Guri”, dyshohet edhe për vrasjen e vëllezërve Bytyçi.