Serbi, 9 të vdekur dhe 389 raste të reja me koronavirus në 24 orë

E publikuar: 18/07/2020 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 viktima si pasojë e Covid-19 ndërsa janë regjistruar 389 raste të reja.

Sipas autoriteteve shëndetësore numri i personave të hospitalizuar si pasojë e infektimit me koronavirus është 4.776, prej të cilëve 187 janë në respiratorë, raporton ALSAT.

Që nga fillimi i pandemisë në Serbi betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 461 pacientë, ndërsa përqindja e vdekshmërisë është 2,25 për qind, kurse në total janë regjistruar 20.498 raste nga gjithsej 542.136 testime të realizuara.