Serbët te ‘Kroi i Vitakut’ nuk respektojnë marrëveshjen, vazhdojnë t’i ndërtojnë shtëpitë

E publikuar: 18/05/2015 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht marrëveshjes së arritur në mes të Kryetarit të Mitrovicës jugore Agim Bahtiri dhe asaj veriore Goran Rakic që në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ të ndërpriten punimet nga të dyja palët deri më 20 maj një gjë e tillë nuk po respektohet nga banorët serbë.

Ata kanë shfrytëzuar këtë vakum duke vazhduar punimet në ndërtimet e objekteve.

Kjo situatë po i shqetëson banorët shqiptarë të kësaj lagjeje sipas të cilëve nëse deri më 20 maj nuk arrihet ndonjë marrëveshje për rifillimin e ndërtimit të shtëpive atëherë situatën do ta marrin në duart e veta.