Serbët parashohin trazira, alarmon qytetarët

E publikuar: 29/04/2017 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beogradi po parashikon se Maqedonia këtë verë mund të jetë e trazuar, dhe qytetarëve serbë u rekomandojnë që për të arritur për pushime në bregdetin grek, të shfrytëzojnë rrugën përmes Bullgarisë.
Rruga nga Beogradi për në Selanik përmes Maqedonisë sipas gazetës Novosti, është 645 kilometra, ndërsa ajo përmes Sofjes 685. Por, kjo gazetë thotë se ja vlenë të bëhen 40 kilometra më shumë rrugë, për të mos rrezikuar, përcjellë gazetametro.net.Është e qartë se një numër i madh i serbëve, nëse situata nuk qetësohet, do të kenë si rrugë alternative atë përmes Bullgarisë, shkruan Novosti.

Vitin e kaluar në Greqi qëndruan rreth 900,000 turistë serbë.