Serbët nuk lëshojnë pe për ushtrinë (VIDEO)

E publikuar: 30/11/2017 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kabineti i kryeministrit është dashur të mblidhet të enjten për të diskutuar një çështje me rëndësi për shtetin e Kosovës, projektligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Zyrtarët e Qeverisë nuk dhanë ndonjë arsye pse nuk u procedua me ligjin e FAK-ut.

Ministri i Forcës së  Sigurisë, Rrustem Berisha, pa e përmendur këtë fakt fare, tha se kanë shpresë se shteti do të bëhet me ushtri, njofton Klan Kosova.

E kjo planifikojnë të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, ku votat nga pakica serbe, janë të domosdoshme.

E këto vota, nëse pyetet deputeti Igor Simiq, janë të pamundura i cila tha se vetëm KFOR-i është forca e vetme mbrojtëse e qytetarëve të Kosovës.