“Serbët më ofruan 50 mijë euro për të prishur ndeshjen në Elbasan”

E publikuar: 05/10/2015 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Uliks Ademi, ultrasi i Kombëtares sonë, i cili hyri në fushë duke ndërprerë takimin e 18 nëntorit në vitin 2014 midis Italisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Xhenovas, tregon për gazetën “Panorama Sport” se është kontaktuar nga një grupim tifozësh serbë që jetojnë në Itali, të cilët i kanë ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh, për të shkaktuar trazira në “Elbasan Arena”.

“Disa përfaqësues të një grupimi tifozësh serbë në Itali më kanë ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh duke më kërkuar që të shkaktoj trazira në Elbasan Arena. Ata më kanë marrë në telefon duke më kërkuar një gjë të tillë. Madje më kanë ‘dhuruar’ një flamur serb. Janë përpjekur të më joshin në një farë mënyre. Organet kompetente mund të verifikojnë telefonatat e mia”, ka thënë tifozi Uliks Ademi për Panorama Sport” dhe shton se e ka refuzuar ofertën në
mënyrë kategorike.

“Një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve nuk mund të dëmtojë kombëtaren e vendit të tij, por provokimet e serbëve të tilla janë”, shprehet Ademi. “Ishte një telefonatë e neveritshme dhe një skenar që vetëm nga imagjinata e shfrenuar serbe mund të vijë”, shprehet tifozi i Kombëtares shqiptare. Ademi thotë se është i gatshëm të
dëshmojë këtë. /Albeu.com