Serbët lëshojnë alarmin në përkujtim të 18 vjetorit të bombardimeve

E publikuar: 24/03/2017 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Fiks në ora 12:25 në Veri të Mitrovicë është lëshuar alarmi në përkujtim të 24 marsit 1999, ditës kur nisi fushata bombarduese e NATO-s mbi Serbi.
Me këtë rast zëvendës drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, ka thënë se “janë të kota tentimet e disave që popullin serb mundohen ta paraqesin si popull që nisi luftërat dhe e do luftën”, njofton Klan Kosova.

Zëvendësi i Marko Gjuriq, nga Mitrovicë ka porositur se “serbët nuk i frikësohen askujt”.

Në këtë përkujtim të bombardimeve të zhvilluar krejt pranë Urës mbi lumin Ibër kanë marrë pjesë përfaqësues të organeve ilegale të Serbisë, apo të strukturave paralele, ndërsa udhëheqësit komunalë që funksionojnë brenda institucioneve të shtetit të Kosovës nuk kanë qenë prezentë.