Serbët kërkojnë armë dhe kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ja si iu përgjigjet Vuçiq?

E publikuar: 20/01/2018 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë u ka thënë sot serbëve në Kosovë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se qëndrimi në Kosovë, pasi që sipas tij shteti i Serbisë do të ndihmojë në këtë aspekt, para se gjithash me paqe politike, politikën e mbrojtjes së serbëve dhe investime në zhvillim.

Aleksandar Vuçiq, kur bëhet fjalë për sigurinë e qytetarëve në veri të Kosovës, ka thënë se shpreson që askush as mos të mendoj që t’i largoj serbët nga shtëpitë e tyre, vendlindja e tyre.

“Dua të besoj në këtë, por ne do të zhvillojmë politikë në mënyrë që t’i mbrojmë serbët”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Serbisë pas takimit me përfaqësuesit politik të serbëve dhe biznesmen, ka thënë se ka pasur kërkesa që lidhen me respektimin e Rezolutës 1244, por edhe kërkesa që Serbia t’i armatos serbët, por se përgjigjja e tij ka qenë se shpreson që Serbia të ndihmoj në dhënien e parave për kopshte, shkolla dhe shëndetësi.

Kërkesa për të tilla për Vuçiqin ka pasur edhe para se ai t’ju drejtohet serbëve.

“I kuptoj njerëzit, por nuk mundem të gjithëve t’u përgjigjem”, ka thënë ai.

Kjo përgjigje ka ardhur pasi që serbët e mbledhur kanë brohoritur “president, na ndihmo”, “Mitrovica është qytet i unitetit”, “ndihmo”, “ktheje ushtrinë dhe policinë në Kosovë”, “me jetë do ta mbrojmë Mitrovicën”… /Lajmi.net/