Serbët i thanë Thaçit se më lehtë e pranuan pavarësinë se sa që do ta pranonin formimin e ushtrisë (Video)

E publikuar: 15/03/2017 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti thotë se do të themelohet ushtria dhe do të ruhet partneriteti me SHBA-të dhe NATO-n

Në kuadër të emisionin debatues “CLICK” në RTV 21, i ftuar ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Me këtë rast presidenti Thaçi tha se nuk ka asnjë mospajtim mes institucioneve të Kosovës, SHBA-ve dhe NATO-s.

Thaçi tha se ai dhe pjesëtarë tjerë të kabinetit qeveritar kanë diskutuar me deputetët serbë, por ata tha se e kanë bërë të qartë se nuk e votojnë themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Presidenti tha se njëri nga ta i kishte thënë se më lehtë e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës se sa që do ta pranonin themelimin e ushtrisë.