“Serbët i demoluan 63 shtëpi të tyre”

E publikuar: 26/05/2016 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për 63 shtëpi të serbëve janë shpenzuar hiç më pak se 1.4 milion euro, mjete këto të buxhetit të Kosovës dhe të donatorëve, përderisa të njëjtat, sipas të parit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku, janë demoluar dhe vjedhur nga vetë serbët

Kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka thënë se 63 shtëpi për familjet serbe, të cilat janë ndërtuar me mjetet e Qeverisë së Kosovës, por edhe nga donatorët janë demoluar krejtësisht nga vetë serbët.

Para se t’i demolonim, serbët kanë marrë nga shtëpitë e veta mobiliet që janë blerë me mjetet e Qeverisë së Kosovës.

Shemsedin Preteni, zëdhënës i komunës së Vushtrrisë, i kanë thënë gazetës “Zëri” se serbët kanë hequr edhe dyer e dritare.

Siç ka precizuar Mulaku, në vitin 2003, në fshatin Maxhunaj qenë ndërtuar 35 shtëpi, për po aq familje serbe, të cilat kishin shprehur dëshirën të ktheheshin në fshat.

Mulaku shton se një vit më vonë, gjithashtu për të njëjtin qëllim ishin ndërtuar edhe 15 shtëpi të tjera në fshatin Sllatinë, ndërsa në vitin 2010, në Dolak u ndërtuan edhe 13 shtëpi për familjet serbe.

“Komuna e Vushtrrisë është përkujdesur vazhdimisht dhe ka financuar mjete për krijimin e kushteve për kthimin e familjeve serbe të kësaj komune, të cilat kanë ikur pas përfundimit të luftës, në veri të Mitrovicës, por edhe në Serbi. Janë 63 shtëpi që janë ndërtuar me donacione të huaja, por edhe mjetet nga buxheti i Kosovës, në fshatrat Maxhunaj, Sllatinë e Dolak të Vushtrrisë, në të cilat do të duhej të ktheheshin serbët e zhvendosur në veri të Mitrovicës. Por, megjithëse kishin pranuar të kthehen, shtëpitë kanë mbetur bosh që nga viti 2003”, ka thënë Mulaku.​..(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri si dhe në versionin online me parapagim në online.zeri.info)