Serbët arrestojnë punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokajn

E publikuar: 26/05/2019 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet shtetërore të Serbisë kanë arrestuar Marjan Gjokajn, i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Zv/kryeministri i vendit Pacolli tha se dënon veprimet e vazhdueshme të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Postimi i plotë:

Sapo jam informuar se autoritetet shteterore te Serbisë kanë arrestuar Marjan Gjokajn i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë.

Unë e dënoj këtë veprim të vazhdueshëm të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij.

Frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës qe udhetojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve ’90 në Beograd sot.