Serbët 1 minutë heshtje në veri për “Viktimat e NATOS-së” (Foto)

E publikuar: 24/03/2015 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhjetëra serbë janë mbledhur sot në Veri të Mitrovicës për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat që sipas tyre u ka shkaktuar NATO në Kosovë. Sot është përvjetori i 16-të i sulmeve të NATOS-së mbi caqet ushtarake serbe në Kosovë ku edhe nisi çlirimi i Kosovës.

Ndërkohë që serbët vazhdojnë të “vajtojnë” të humburit e tyre. Madje mediet në Serbi sot kanë hedhur vrer mbi aleancën ushtarake ndërkombëtare. Portali “Telegraf.rs” në ballinën e sotme ka shkrimin e titulluar “Serbia nuk duhet të harron, ja se si NATO-ja vrau fëmijët serb”, transmeton zeri.info

Ky portal, nuk len pa treguar se gjatë “agresionit” ishin 2300 sulme ajrore në 995 objekte në të gjithë vendin si dhe 1150 luftarake.

Sipas vlerësimeve të Qeverisë së Serbisë, të vrarë ishin rreth 2.500 persona, prej të cilëve 89 fëmijë.

Bombardimi , që zgjati pa ndërprerje për 78 ditë, vlerësohet se u dëmtuan rëndë infrastrukturën, objektet industriale, shkollat, institucionet shëndetësore, shtëpi mediale si dhe monumente. /Zëri/

Image