Sëmuret Adem Demaçi, trajtohet në Klinikën e Neurologjisë

E publikuar: 26/03/2015 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi është hospitalizuar .
Gazetarja e Express njofton se ai është duke u trajtuar në Klinikën e Neurologjisë dhe nuk është në gjendje të rëndë. Një mjeke kujdestare i ka thënë gazetares së Express se gjendja e Demaçit është stabile ndërkohë që të afërmit e Demaçit kanë bërë të ditur se ai është dërguar në spital për shkak të tensionit dhe sheqerit në gjak. /express/