Sëmundja e mishit të dhëmbëve mund të jetë shenjë e hershme e Alzheimerit

E publikuar: 14/10/2017 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhëmbët e prishur dhe sëmundja e mishit të dhëmbëve mund të jenë të lidhura me Alzheimerin, thonë shkencëtarët.

Bakteret e shkaktuara nga higjiena e dobët orale mund të vrasin qelizat nervore kur arrijnë në tru, duke shkaktuar konfuzion dhe humbje të kujtesës që ndërlidhet me dementian.

Hulumtuesit të cilët kanë ekzaminuar trurin e dhjetë pacientëve të vdekur me Alzheimer kanë zbuluar shenja të virusit P. gingivalis.

Shkencëtarët në universitetin e Central Lancashire dyshojnë që mikrobi çon deri te vdekja e qelizave nervore duke shkaktuar reagim kimik të imunitetit.

Pavarësisht zbulimeve të raportuara në “Journal of Alzheimer’s Disease”, “mbetet të dëshmohet” nëse higjiena e dobët dentare mund të çojë deri te dementia tek njerëzit e shëndetshëm.

“Po ashtu ka gjasa që këto baktere mund ta bëjnë edhe më keq gjendjen e sëmundjes ekzistuese”, tha profesor StJohn Crean, nga School of Medicine & Dentistry e universitetit.

Dr. Simon Ridley nga shoqata bamirëse Alzheimer’s Research UK ka thënë që infeksionet bakteriale orale mund të jenë pasojë e fazës së mëvonshme të Alzheimerit, dhe jo shkaku.

Sidoqoftë, dr. Sim Singhrao, nga universiteti i Central Lancashire, tha: “Jemi duke punuar në teorinë kur truri në mënyrë të përsëritur u ekspozohet bakterit ose mbeturinave të tyre nga mishi i dhëmbëve tanë, reagimet vijuese të imunitetit mund të çojnë deri te vdekja e qelizave nervore dhe me gjasë humbja e kujtesës.

Vizitat e vazhdueshme tek profesionistët e higjienës dentare gjatë jetës mund të jenë më të rëndësishme se sa janë parashikuar aktualisht me interferenca për shëndetin jashtë gojës”.

Dr. Singhrao dhe kolegët kanë ekzaminuar indin nga 20 njerëz – gjysma e të cilëve kanë qenë duke vuajtur nga dementia ku është identifikuar prezenca e produkteve nga Porphyromonas gingivalis.

Ky bakter zakonisht është e ndërlidhur me sëmundjet kronike të mishit të dhëmbëve dhe hyn në qarkullimin e gjakut përmes aktivitete ditore siç janë ngrënia, përtypja dhe pastrimi i dhëmbëve – por në veçanti pas trajtimit dental invaziv.

Prej aty potencialisht shkon në tru pothuajse rregullisht dhe shkakton që qelizat trunore tashmë të prekura të lirojnë kimikate që vrasin neuronet.

Kjo mund të jetë një nga mekanizmat që çon tek ndryshime në tru, që është tipi i Alzheimerit dhe mund të jetë përgjegjës për shkaktimin e simptomave siç janë konfuzioni dhe memoria e degjeneruar.

Gjetja e P. gingivalis në trurin e atyre që vuajnë nga dementia krahasuar me ata pa të, është e rëndësishme sepse prezenca e saj nuk është dokumentuar më herët.

Po ashtu kjo i shton edhe më shumë dëshmitë që sugjerojnë një lidhje në mes shëndetit të dobët oral dhe dementias.

Deri tani studimet e papublikuara në kafshë nga hulumtuesit e njëjtë kanë konfirmuar që P. Gingivalis në gojë e gjen rrugën e vet deri te truri pasi që është krijuar sëmundja e mishrave.

Dekani i stomatologjisë, profesor Stjohn Crean, tha: “Bakteri mund të jetë nxitës që krijon një reaksion zinxhir në njerëzit e paraprirë për dementia.

“Nuk jemi duke thënë që ky bakter shkakton Alzheimerin, por ka qenë e pranishme në trurin e pacientëve dhe grupin kontrollues.

“Kështu që njerëzit duhet t’u kushtojnë vëmendje pastrimit të dhëmbëve dhe vizitave te dentisti për të reduktuar sasinë e viruseve në gojën e tyre – veçanërisht të atyre që kanë histori të dementias në familjen e tyre.

Derisa studimet e mëhershme kanë treguar një lidhje në mes dementias dhe baktereve dhe viruseve të tjera siç është virusi Herpes simplex, tipi 1, hulumtimi i ri tregon një lidhje të mundshme në mes sëmundjeve të mishrave dhe individëve, të cilët mund të jenë të ndjeshëm ndaj zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit nëse i ekspozohen shkaktarit të përshtatshëm.

Mbetet të dëshmohet nëse higjiena e dobët dentare mund të çojë deri te dementia te njerëzit e shëndetshëm, çka mund të ketë implikime të rëndësishme për popullatën në tërësi. Po ashtu ka gjasa që këto baktere mund ta përkeqësojnë gjendjen e ekzistuese të sëmundjeve.

E ardhmja e hulumtimit ka për qëllim të zbulojë nëse P. gingivalis mund të përdoret si marker –përmes testit të thjeshtë të gjakut – për të parashikuar zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit tek pacientët e rrezikuar.

Hulumtimi i mëhershëm ka treguar që njerëzit të cilët përkujdesen për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve kanë rrezik më të vogël nga dementia – veçanërisht femrat.

Inflamacioni i shkaktuar nga sëmundja e mishit të dhëmbëve po ashtu është i implikuar në sëmundjen e zemrës dhe diabetin.

Një studim i rreth 5.500 personave të moshuar ka zbuluar që ata që kanë pastruar dhëmbët e tyre më pak se një herë në ditë kanë pasur deri 65 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar dementian sesa ata që kanë pastruar dhëmbët tri herë në ditë. /Telegrafi/