Selmanaj: Sjellja e Qeverisë Kurti, e papërgjegjshme ndaj SHBA-së

E publikuar: 08/06/2020 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka akuzuar ish-kryeministrin Albin Kurti për degradim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaku i mos heqjes së taksës ndaj Serbisë.

Në emisionin Pressing në T7, ai tha se për shkak të kësaj janë ndërprerë komunikimet e SHBA-së me Albin Kurtin dhe kanë nisur komunikimet me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti.

“Reciprociteti nuk ishte diskutuar me miqtë e Kosovës”, është shprehur Selmanaj, duke shtuar se LDK-ja, nga ana e saj, ka pasur komunikime me autoritetet amerikane në baza ditore.