Selmanaj e vlerëson fitore marrëveshjen e Uashingtonit, Selimi e quan të padurueshëm

17.09.2020 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Selmanaj e vlerëson fitore marrëveshjen e Uashingtonit, Selimi e quan të padurueshëm

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj e ka vlerësuar fitore të madhe për Kosovën marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë.

Ai në seancën e sotme plenare tha se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është hapi më i madh i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Por këtij i ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, i cili e kritikoi Selmanajn për të ashtuquajturën fitore kur sipas tij “është ndarë Ujmani”.

“Marrëveshja e tillë për vlerësimin tonë është hapi më i madh që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Nuk po i jap epitete si hap historik se i ka dhënë Shtëpia e Bardhë, por është hap i madh drejt hapit historik që do të përmbyllet me njohjen, e cila do të jetë së shpejti”, tha ai.

Por, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi iu drejtua zëvendëskryeministrit Selmanaj duke e quajtur ‘të padurueshëm’.

“Përveç që jeni të këqij përnjëmend jeni të padurueshëm. Po çfarë zëvendëskryeministri je ti kur del këtu edhe përveç ironisë bën shaka për atë që keni bërë më 4 shtator. Qysh po e quani fitore, fitore e madhe për ty ndoshta, po qysh po e quan fitore ke shkuar atje, ke ndarë Ujmanin me Serbinë, a s’po të vjen marre, a? Qysh po e quan fitore ti kufirin shtetëror e ke zhbërë, e ke quajtur marrëveshje? Pikë e përbashkët thua se është në Palestinë atje!”, tha ai./E.Zeqiri

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Reformat e premtuara në drejtësi, shihen me skepticizëm nga ekspertët

Reformat e premtuara në drejtësi, shihen me skepticizëm nga ekspertët

Selmanaj e vlerëson fitore marrëveshjen e Uashingtonit, Selimi e quan të padurueshëm

Selmanaj e vlerëson fitore marrëveshjen e Uashingtonit, Selimi e quan të padurueshëm

Hoxhaj ia kthen Mustafës: Në Facebook je ndryshe nga ai që të njohim në politikë

​Edhe një projekt për shkollën “Adem Gllavica” në Lipjan

​Hoti ironizon me VV: Iu shtimë në qeveri, por me këtë qasje kah ia keni mësyrë?

​KEK dhe KESH të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik

A mund ta kaloni testin e CIA-s: Gjeni 10 ndryshime në këto foto

Nigeri: Fyen Allahun, 13-vjeçari dënohet me dhjetë vjet burg

Lajçak tregon temat për të cilat u diskutua sot në Bruksel

Ismaili: Duke e bërë hisedar të Ujmanit, Hoti ia hapi derën Serbisë për ndarjen e resurseve të Kosovës

​Isa Mustafa: Pse ka nevojë Enver Hoxhaj të gënjejë nga foltorja e Kuvendit?!

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Hoxhaj: Nëse ju mendoni që kjo qeveri ka negociuar në Uashington, e keni gabim

VV thotë se Kosova nuk fitoi asgjë në Uashington

LDK tani pajtohet me minishengenin, Gashi thotë se Kosova duhet të hyjë aty si shtet

Hoti, deputetëve: Nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik me Serbinë