Selmanaj del pozitiv në testin për koronavirus

E publikuar: 04/08/2020 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas kryeministrit Avdullah Hoti, edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka dalë pozitiv me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Selmanaj përmes një postimi në Facebook.

“Dje e kam bërë testin për Covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësorë po më thonë që jam asimptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do të përpiqem që të gjitha obligimet e punës t’i kryej nga shtëpia”, ka shkruar Selmanaj.