Selimi: Tentim për t’i ngarkuar shqiptarëve pastrimin etnik

E publikuar: 26/06/2015 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se me Gjykatën Speciale nuk po lëndohet vetëm UÇK-në, por lëndohet lufta e shenjtë dhe e ardhmja e shtetit tonë.

Ai tha se kundërshtimi ynë për një gjykatë të tillë nuk është kundërshtim ndaj drejtësisë, por ndaj padrejtësisë.

Kjo gjykatë po tenton t’ia ngarkoj shqiptarëve pastrimin etnik, a kemi bërë spastrim etnik. Duhet të kemi trimëri jo për ta shtrirë kokën, por për të kundërshtuar padrejtësitë”, tha ai.