Selimi takon Wallkerin, e quan mik të madh të Kosovës

E publikuar: 31/07/2017 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është takuar sot me ish ambasadorin e OSCE William Wallker.

Selimi ka postuar një fotografi në ‘Facebook’, ku ka shkruar “Kafe me mikun e madh të Kosovës”.

Kujtojmë se Wallker ishte ambasador i OSCË në Kosovë, në kohën kur vendi po përballej me një agresion të paparë të shtetit serb mbi popullatën civile në Kosovë.

Wallker, e viziton Kosovën mjaft shpesh.