Selimi: Kjo asht Qeveri vazale e Serbisë! (VIDEO)

E publikuar: 30/11/2015 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“S’jemi të çmendun me ba gjana të tilla kot”, tha Rexhep Selimi nga VV si i ftuemi i tretë në Rrokum Roll.

“Qeveria e ka rritë dozën e dhunës e na kemi me rritë dozën e qëndresës”, tha Selimi.

Selimi vlerësoi se Qeveria e Kosovës asht ba avokat i interesave strategjike të Serbisë, tue iu referue marrëveshjes së Asociacionit së Komunave me shumicë serbe.

Simbas Selimit, Qeveria asht mësue që gjanat e damshme me i ba në mënyre të msheft, pa e dërgue në Kuvend.

Ai e përmendi rastin e fusnotës tue shpejgue se populli ende nuk e di kuptimin e fusnotes.

“Kur e shohin në fanella thojnë çka asht ky yll”, tha Selimi.

Selimi gjatë bisedës shpjegoi se nderkombëtarët për marreveshjet tjera vinin e na thonin pranojini se janë të mira për Kosovën, e për këtë marrëveshje (Asociacionin) askush s’erdhi me na thanë nji gja të tillë.

” E pse nuk erdhën?”, pyet Selimi.

“Po kaloi ‘Zajednica’ na kotë jemi në Kuvend”, tha ai.

Ndërsa në pyetjen e moderatorit Fidan Jupolli se ku mundet me ditë populli se cila anë e ka mirë, Selimi ta ” Shkalla e naltë e dhunës ndaj opozitës, e justifikon tanë këtë që po e themi na”.

Ndërsa për lajmet e rrejshme për bombë në 2 pika në Prishtinë, Selimi i vlerësoi si lajme nga Qeveria veç për me tërhek vëmendjen e popullit nga manifestimi i 28 Nandorit, i cili ishte i organizuem nga opozita.

“Sot kryeparlamentari e lëndoi të vërtetën kur tha se opozita vet e lajrgoi vetveten”, tha Selimi.

“Sot kazerma ma e madhe ishte Kuvendi i Policisë”, tha ndër tjera Selimi.

Për ma shumë shikojeni intervistën e plotë të Rexhep Selimit.