Selimi: Kam ofruar dorëheqje si zv/ministër, kryeministri i painformuar

E publikuar: 22/07/2016 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri Petrit Selimi shprehet i revoltuar me vendimin qeveritar, për shkarkimin e tij nga pozita e koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, duke e quajtur të panevojshëm, të paarsyeshëm dhe joligjor, raporton lajmi.net

Ai thotë se ka ofruar dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit për të mos paraqitur konflikt interesi, dhe beson se vendimi i sotëm do anulohet.

“Stafi i Zyrës së Kryeministrit e ka ditur që pozita e përzgjedhur ka qenë ajo e Koordinatorit Nacional. Për këtë qëllim ditë më parë edhe kam ofruar me shkrim dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit. Për hir të korrektësisë, zyra e Kryeministrit se paku do të duhej të më kontaktonte, sa jam në pushim, për të më treguar paraprakisht për këtë vendim. Jam i bindur se Kryeministri në mungesë të informacioneve ka marrë këtë vendim dhe poashtu jam i sigurt se vendimi i sotëm do të anulohet”, thotë ai për lajmi.net