Selimi e quan qyqan Mustafën dhe ia kujton zyrat e Këshillit Ekzekutiv Krahinor

E publikuar: 29/08/2015 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i është drejtuar kryeministrit Isa Mustafa me fjalën qyqan
Selimi përmes një postimi në Facebook ka shprehur “mllefin” e tij ndaj deklaratave të Isa Mustafës.

“Isë, pse ke frike nga parullat (banerat), qoftë edhe kur ato ngriten para ranch-it tënd n’katund?
Apo mos ndoshta e ke kete fobi nga parullat “Kosova Republike”, “Tepça punon – Begradi nderton”, “Republikë, Kushtetutë, o me hater o me luftë” etj, që nga koha e demostratave të 81-shit? Besoj se të kujtohen këto parulla sepse i ke pas degjuar në atë kohë nga zyrat e Keshillit Eksekutiv Krahinor”, ka shkruar Selimi.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Isë ti je një Kryeminister qyqan!
Isë, pse ke frike nga parullat (banerat), qoftë edhe kur ato ngriten para ranch-it tënd n’katund?
Apo mos ndoshta e ke kete fobi nga parullat “Kosova Republike”, “Tepça punon – Begradi nderton”, “Republikë, Kushtetutë, o me hater o me luftë” etj, që nga koha e demostratave të 81-shit? Besoj se të kujtohen këto parulla sepse i ke pas degjuar në atë kohë nga zyrat e Keshillit Eksekutiv Krahinor.
E mëqë ra fjala për 1981-shin, a po e sheh sa gjate e ki kullotë n’pushtet?
Besoj se duhet ta kuptosh se e ke tepru.
Ik tash n’katun te mbesat e nipat e tu “te shqetesuar” nga parullat e LVV-se! Shko qetesoji ata se kanë nevojë për një gjysh të urtë që i perkundë në hulaqa.
Nuk i dihet, nga nje kryeministër banal e arrogant ndoshta mund te shenderrohesh ne nje gjysh te miresjellshem e të urtë.
Tek e fundit, unë besoj se mund te jesh nje gjysh i mire por kurresesi nje kryeminister me dinjitet.
Megjitheatë, nje ditë nipat dhe mbesat e tu do ta lexojnë këtë parullë (baner)…