Selimi: Aksioni i sotëm dëshmon se kemi prokurorë e policë profesional

E publikuar: 24/02/2021 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë në Ministrinë e Bujqësisë, ka reaguar ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi.

Selimi deklaroi se aksioni i sotëm dëshmon se Kosova ka prokurorë profesionalë të cilët po e luftojnë krimin e organizuar.

“Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqësisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë̈ korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë!”, ka shkruar Selimi.