Selimaj shkarkon tre drejtorë të AKI-së

E publikuar: 13/03/2015 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agron Selimaj, shefi i AKI-së, i cili sapo ka nisur punën në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, ka shkarkuar nga detyra tre drejtorë të kësaj agjencie.
Burime të koha. net marrin vesh se janë shkarkuar drejtorët Barlet Gashi, Driton Fetahu, dhe Valon Salihu.

Shkarkimi i tyre është bërë për shkak të keqmenaxhimit në sektorët që kishin udhëhequr.
Në ditët në vijim, në kuadër të reformave në AKI, priten shkarkime dhe emërime të tjera.