Selimaj jep dorëheqje nga posti i shefit të AKI-së

E publikuar: 27/01/2017 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Selimaj, përmes një letre, ka njoftuar për dorëheqjen e tij presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

“Përmes kësaj letre, ju lutem të pranoni me shumë respekt kërkesën time për lirim nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, thuhet në letrën e Selimajt adresuar drejtuesve të institucioneve më të larta të vendit.

Letra është publikuar në faqen zyrtare të AKI-së, e klasifikuar si e “kufizuar” dhe nuk shpjegohen arsyet e dorëheqjes së Selimajt.