Seleni ul rrezikun nga diabeti

E publikuar: 16/08/2018 01:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studimet e fundit të shkencëtarëve francezë kanë treguar se niveli i lartë i selenit në gjak mund të ulë rrezikun për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, me këtë edhe të diabetit.

Është interesant edhe fakti se ky efekt pozitiv i selenit është vërejtur vetëm te meshkujt, dhe për fat të keq jo edhe te femrat, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi ka zgjatur nëntë vite dhe kanë marrë pjesë më shumë se 1000 meshkuj dhe femra të shëndetshme. Është treguar se meshkujt me nivel më të lartë të selenit në gjak kanë 50% rrezik më të ulur për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, në krahasim me meshkujt të cilët kanë vlera më të ulëta.

Autorët kanë shtuar se është e nevojshme të arrihen vlerat më të larta të selenit në gjak, me qëllim që të arrihet efekti më i mirë parandalues i diabetit.

Seleni bashkë me vitaminën E, vitaminën C, glutathein dhe vitaminën B3 si një antioksidant, parandalojnë dëmin nga radikalet e lira në trup.

Përmbajtja e selenit në ushqime varet nga përqendrimi i selenit në tokën, ku janë rritur të lashtat.

Ushqime që janë konsideruar përgjithësisht burime të mira të selenit janë: arra braziliane, fara luledielli, peshku (tuna, shojzë e atlantikut verior, sardelet, shojzë, salmon), butakët (gocat e detit, midhjet, karkalecat, molusqet, fiston), mishi (viçi, mishi i mëlçisë, mish qengji, derri), shpendët (pulë, gjeldeti), vezët, kërpudhat (sumbull, crimini, shiitake), drithërat (embrion gruri, elbi, orizi, tërshëra), qepët.

Nëse i tejkaloni 400 mcg në ditë mund të çojë në toksicitetit nga seleni. Efektet anësore mund të përfshijnë humbjen e flokëve, njolla të bardha në thonj, lodhje, marramendje, vjellje dhe dëme nervore. Ka disa prova se nivelet e larta në selen mund të rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës. /Telegrafi/