Selena Gomez lut fansat për vendin e parë

E publikuar: 17/01/2020 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Selena Gomez sapo ka lansuar albumin e ri ‘Rare’ album shumë personal për këngëtaren pasi ajo flet se si arriti të qëndronte e fortë dhe besimtare duke luftuar sëmundjen e saj dhe ndarjen nga ish i dashuri Justin Bieber.

Mesa duket Selena ndihet shumë krenare për projektin e saj të ri pasi që ajo po lut fansat që të bëjn cdo gjë që ajo të arrijë poziten e parë.Tani për tani ajo pozitë është e zën nga reperi i ri Roddy Rich me albumin tij ‘Sorry Im Antisocial’. Reperi një javë më parë pengoi ish të dashurin e Selena Gomez ,Justin Bieber. Kënga e Bieber pas rikthimit të tij ‘Yummy’ nuk arriti ta rrëzonte këngën e reperit ‘The Box’ nga pozita e parë.

Ashtu si Selena edhe Justin i luti fansat që të mundohen shumë për këngën e tij duke iu kërkuar atyre ta blinin disa herë.Të dy po kritikohen nga media dhe njërëzit pasi duken shumë jo të sinqertë dhe patetikë me veprimet e tyre.

Helping herself out: Selena Gomez released Rare on January 10 and has been going out to various stores to buy as many copies as she can in order to boost the record's chances of taking the top slot on the album chart

Selena postoi një video në llogarinë e saj në instagram teksa tregonte që do të blinte sa më shume kopje të albumit të saj.

“Mirë, kështu që edhe një ditë për të parë nëse mund të blej sa më shumë albume të jetë e mundur, kështu që ne aktualisht do të shkojmë në Target dhe Best Buy dhe Walmart” tha ajo.

“A jam pak si e dëshpëruar për ta bërë këtë tani? Nuk me intereson.Nuk më intereson, sepse ky album është kaq i rrallë. Unë jam shumë, shumë, shumë e etur dhe e entuziazmuar që ta bëjë … Vetëm me të vërtetë ndegjojeni albumin! ”