Selena Gomez dhe Hailey Bieber ‘darkojnë’ së bashku

E publikuar: 13/01/2020 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Selena Gomez dhe Hailey Bieber i cuditën fansat kur u shfaqën të dyja në të njëjtin restaurant.Mirëpo mesa duket dyshja nuk ishte së bashku. Selena ishte aty me shoqërinë e saj për të festuar lansimin e albumit të saj të ri ‘Rare’.

Ndërsa Hailey ishte në dark me shoqen e saj modelen Madison Beer.Siq shihet paraqitja e tyre në të njëjtin vend ishte e paplanifikuar por kjo nuk ndaloi fansat e Selena Gomez që të sulmonin Hailey Bieber dhe shoqen e saj.

Mirëpo Madison u sqarua duke thënë që ajo është shoqe e mirë e Selenes dhe asgjë nuk u bë për ta vë atë në një pozicion të keq.

Coincidental: Hailey was there for a simple dinner with friends, not to ruin the singer's night

Kurse Selena i doli asaj në mbrotje duke i kritukuar fansat e saj për urretjen e treguar.

Longtime friends: Selena defended her friend Madison, calling out the trolls for their 'disgusting' behavior

‘Kjo është e neveritshme duke i lexuar të gjitha këto. Kjo nuk ishte aspak e qëllimshme.Jam shumë e zhgënjyer që njerëzit do të flasin me dikë kështu, ‘shkroi Selena. ‘Unë e kam njohur Madison që kur ishte fëmijë dhe e shikova teksa ajo vazhdojë të bëhet gruaja që është. Nuk ka asnjë problem. ‘

Edhe pse nuk e përdori emrin e Hailey Bieber shihet se kengëtarja nuk ndihet në siklet nga gruaja e ishit të saj Justin Bieber.