Seks në veturën e shtetit, kanë nisur hetimet për të identifikuar zyrtarët

E publikuar: 25/04/2019 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetura në të cilën dyshohet se një zyrtar i shtetit kreu marrëdhënie seksuale në mes të rrugës, i përket Prokurorisë së Shtetit. Por, se cili zyrtar e keqpërdori veturën zyrtare për të shuar epshet, ende nuk po dihet. Në Këshillin Prokurorial kanë zgjedhur të heshtin për këtë çështje. Por, Express merr vesh se tashmë kanë filluar hetimet për këtë rast dhe se shumë shpejt pritet të dilet me raport. Ndërkohë, në MAP deklarojnë se ata nuk kanë evidentuar asnjë rast të keqpërdorimit të veturave zyrtare.

Arjeta Shabani

Nuk u duruan për të arritur deri tek ndonjë motel. Epshin seksual, zyrtari i shteti vendosi që ta shuajë brenda një veture zyrtare në mes të rrugës e në pikë të ditës.

E gjithë ngjarja nuk u iku syve të kalimtarëve që të premten pasdite kishin marrë rrugën drejt magjistrales Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Balincë. Ai u filmua nga kalimtarët.

Për ta shuar epshin, ai dyshohet se keqpërdori veturën zyrtare.

E vetura në të cilën dyshohet se zyrtari i shtetit bëri seks, Express merr vesh se i përket Prokurorisë së Shtetit. Veturat e këtij institucioni mbajnë targat që fillojnë me 4Z e mbarojnë me 03.

Por, se kush ishte zyrtari që e keqpërdori veturën e shtetit, ende nuk po dihet. Askush nuk po deklarohet për këtë çështje.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në Këshillin Prokurorial të Kosovës për të marrë informacione se nga kush shfrytëzohet kjo veturë, dhe nëse do të marrin masa ndaj zyrtarit, por që të njëjtit deri në momentin e publikimit të tekstit nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, Express merr vesh nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë se tashmë veçse kanë filluar hetimet për këtë rast, dhe se shumë shpejt pritet të dilet me raport për këtë çështje.

“Jemi në dijeni për rastin. Këshilli Prokurorial në bashkëpunim me institucionet e tjera veçse ka filluar hetimet, dhe shumë shpejt të del raporti i cili do ta përshkruajë gjithë këtë ngjarje”, ka thënë ky burim.

E pavarësisht se ky nuk është rasti i vetëm kur një veturë e shtetit keqpërdoret, në Ministrinë e Administratës Publike deklarojnë se ata nuk kanë evidentuar asnjë rast të keqpërdorimit të veturave zyrtare.

Ndërkohë për veturat me targa 4Z, kanë deklaruar se i përkasin Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Në Ministrinë e Administratës Publike nuk është shënuar as një rast i keqpërdorimit të veturave zyrtare. Ndërsa, veturat zyrtare me targa 04 i takojnë KGJK-së dhe KPK’së, kurse për detaje rreth tyre mund t’i drejtoheni atij institucioni, për faktin se MAP-i nuk ka evidencë për ato vetura”, ka thënë zëdhënësi i MAP’it, Zeqir Bekolli për Express.

Por, në KGJK thonë se ata nuk mbajnë përgjegjësi për këtë.

Zëdhënësja e KGJK’së, Ajshe Qorraj i ka thënë Gazetës Express se nuk janë përgjegjës për këtë rast.

“Ju njoftojmë se targat e automjeteve zyrtare të KGjK -gjykatave përfundojnë me 02, përkatësisht 4Z…02. Rrjedhimisht nuk jemi përgjegjës për të”, ka thënë Qorraj.

Ndërkohë, janë më shumë se 900 vetura që janë në dispozicion të ekzekutivit.

Qeveria e Kosovës, përdorimin e automjeteve, e kishte rregulluar prej kohës së UNMIK’ut. Aty, parashihej që veturat zyrtare mund të përdoreshin vetëm prej Ministrave, Zëvendësministrave, Sekretarëve Permanent dhe Shefave të Kabineteve.

Po ashtu ky udhëzim parasheh përdorimin 24 orësh të veturave gjithmonë për qëllime pune.

Ndryshe, Kryeministri Haradinaj, në fillim të punës së tij si i pari i ekzekutivit kishte thënë se kushdo që keqpërdor resurset shtetërore do të ndëshkohet. Të njëjtën e kishte thënë se ministri Vadrin Lluka./Gazeta Express