Seks në bagazh, ngelin brenda

E publikuar: 12/07/2015 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift i dashuruar ka ngelur i mbyllur në një bagazh të një makine pasi kanë bërë seks. Ngjarja paksa e çuditshme ka ndodhur në Brescia të Italisë, ku çifti si çerdhen e dashurisë së tyre kishin zgjedhur pikërisht bagazhin.

Personazhet e kësaj ngjarje janë një maroken 54 vjeç dhe një grua italiane, të cilët kishin harruar se dera e bagazhit të automjetit që kishin nuk hapej nga brenda.

Ata kishin ndaluar në një zonë si të fshehur, kanë kaluar nga bagazhi dhe pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale kanë ngelur brenda. Çifti kur ka vënë re se nuk mund të dalë që aty ka lajmëruar policinë, të cilët i kanë nxjerrë jashtë.

Edhe pse shumë të turpëruar, ata kanë falenderuar policinë për ndihmën e dhënë./Shekulli Online/