Sekreti i Moto E Plus

E publikuar: 15/06/2017 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca e smartphone-it Moto E Plus është pikërisht jetgjatësia e baterisë, që shkon deri në dy ditë. Sapo është lançuar nga Motorola.

Shoqëria në pronësi të Lenovo, ka bërë të ditur se do të sjellë në rafte gjatë këtij muaji dy pajisje, Moto E dhe E Plus, të dyja me këllëf metalik dhe sistem operativ Android Nougat, dhe pozicionohen në nivelin e ulët të tregut me cmimet 149 dhe 199 euro respektivisht.

Moto E Plus ka një ekran 5.5 polsh dhe një bateri 5.000 mAh, që të premton një jetëgjatësi dy ditë dhe një karrikim të shpejtë. Smartphone ka një lexues gjurmësh dixhitale për njohjen e përdoruesit, fotokamera të pasme 13 megapiksel dhe të përparmje prej 5 megapiksel, dhe procesor quad core.

Ndërsa Moto E ka ekranin 5 polsh, bateri 2.800 mAh dhe fotokamera kryesore 8 megapiskel.