Sekretet e “Android” që shumica e përdoruesve nuk i dinë

E publikuar: 08/02/2017 02:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tani sigurisht që nuk ka ndonjë person i cili nuk është i varur nga telefoni i tij i mençur që e mban në xhep. Sidoqoftë, nuk ka shumë njerëz të cilët dinë pothuajse të gjitha gjërat e mrekullueshme që këto pajisje janë të afta të bëjnë.

Ja disa nga këto metoda të cilat mund t’i përdorin përdoruesit e pajisjeve Android.

1. Mënyra më e lehtë për të ruajtur baterinë – nëse zgjidhni ndriçimin më të errët për ekranin tuaj, atëherë pixel-at e ulët do të ruajnë baterinë tuaj. Ky tipar nuk ekziston për të gjitha pajisjet Android, por është i zbatuar pothuajse në të gjithë telefonat e mençur Samsund dhe në tableta. Provojeni!

2. Teksti me zë – nëse keni një pajisje Android, ju jo vetëm që do të lexoni këtë artikull por ju mund edhe ta dëgjoni. Pra nëse dëshironi më shumë të dëgjoni informacionet se sa t’i lexoni atëherë, shkoni tek Settings – Accessibility dhe ndizeni opsionin Text-to-Speech Output.

3. Aktivizoni ‘Guest Mode’ – nëse dëshironi që përkohësisht t’ia jepni dikujt telefonin tuaj por të mbani të dhënat tuaja të fshehta, përdorni Guest Mode. Rrëshqitni nga lartë-poshtë me dy gishtërinjtë dhe klikoni në ikonën e përdoruesit në të djathtë. “Add guesst icon” do të shfaqet dhe ju do të keni mundësi të zgjidhni se çfarë funksionesh mund të përdor personi i cili do të marr telefonin tuaj.

4. Zmadhim i ekranit – njerëzit me shikim të dobët nuk kanë ide se sa mund t’ju ndihmoj ky tipar. Vetëm shkoni tek Settings – Accessibility – Magnification gestures. Më pas do të jeni të aftë të zmadhoni çdo pjesë që dëshironi thjesht duke klikuar në të.

5. Kontrolloni telefonin e mençur me lëvizje të kokës – ka situata kur ju duhet të përdorni veglën por duart tuaja janë të zëna apo thjesht është ftohtë jashtë dhe përtoni të hiqni dorëzat, ka një zgjidhje për këtë. Pasi të instaloni aplikacionin falas EVA Facial Mouse do të jeni në gjendje të kontrolloni pajisjen tuaj Android nga lëvizjet e kokës tuaj.