Sekretari Tillerson takohet me presidentin e Argjentinës

E publikuar: 06/02/2018 01:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson zhvilloi sot një bisedë me dyer të mbyllura me Presidentin Maurico Marci të Argjentinës, në ditën e dytë të turneut pesë ditor në Amerikën e Jugut.

Gjatë takimit në një kompleks elegant në periferi të Buenos Ajresit, dy personalitetet shtrënguan duart për median.

Dje, zoti Tillerson tha se gjatë takimit me udhëheqësit e vendit, ai kishte shtruar mundësinë e sanksioneve të naftës kundër Venezuelës, si një mënyrë për të siguruar “zgjedhje të lira, të drejta dhe të verifikueshme” atje.

Por kryediplomati amerikan tha po ashtu se kërkonte të gjendeshin mënyra për të zbutur efektet negative që sanksionet mund të kenë tek kompanitë amerikane të naftës, populli i Venezuelës dhe vende të tjera të rajonit që varen nga nafta venezueliane.