Sekretari Pompeo në Korenë e Veriut

06.07.2018 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sekretari Pompeo në Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, është në Korenë e Veriut për bisedime të tjera rreth armëve bërthamore të Phenianit, ndërkohë që zbulimi amerikan vlerëson se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vazhdon të zhvillojë infrastrukturën për programin e tij bërthamor.

Sekretari Pompeo u prit në aeroport nga Kim Yong Chol, një zyrtar i lartë dhe ish shefi i zbulimit dhe ministër i jashtëm, Ri Yong Ho.

“Që nga takimi i lartë këshillimet janë vazhduar”, tha sekretari Pompeo. “Në këtë udhëtim po pres përmbushjen e disa hollësive rreth përkushtimeve dhe për të vazhduar punën drejt zbatimit të asaj që të dy udhëheqësit i kanë premtuar njëri tjetrit dhe botës. Pres që Koreja e Veriut ta bëj të njëjtën”.

Një shpresë për përparim do të ishte kthimi i eshtrave të ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë Luftës Koreane ndërmjet viteve 1950-53. Të dyja palët kanë sugjeruar se Koreja e Veriut është e gatshme të kthejë dhjetëra, nëse jo qindra syresh.

Por pak përpara arritjes së sekretarit Pompeo, mediet shtetërore të Veriut sulmuan Washingtonin për kritikat e tij ndaj të gjendjes së të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut.

Zoti Pompeo është i ngarkuar nga Presidenti Donald Trump për të parë se sa po zbatohen premtimet e udhëheqësit të Phenianit në samitin e muajit të kaluar në Singapor për çnuklearizimin e Gadishullit Korean. Kjo është vizita e tretë e zotit Pompeo këtë vit në Korenë e Veriut.

Në marrëveshjen e Singaporit, Kim pranoi “çnuklearizimin e plotë” të Gadishullit Korean, por nuk u dhanë hollësi se si dhe kur mund të realizohej kjo. Zoti Pompeo shpreson t’i kërkojë Koresë së Veriut të punojë drejt një afati kohor për t’i dhënë fund programit të saj bërthamor dhe të paraqesë hollësi se si mund të kryhet verifikimi, i zbatimit.

Por, ditët e fundit, disa agjenci amerikane të lajmeve publikuan fotografi të asaj që mendohet të jetë zgjerim i objekteve bërthamore në Korenë e Veriut.

Megjithatë, presidenti Trump, ka vazhduar të mburret me rezultatet e samitit, madje edhe përballë rezervave nga disa ligjvënës amerikanë.

Një ditë pas samitit, presidenti Trupm deklaroi se “secili mund të ndjehet tash më i sigurt sesa në ditën që hyra në zyrë. Nuk ka më kërcënime bërthamore nga Koreja e Veriut”.

Këtë javë ai tha në twitter se administrata e tij ka pasur “shumë biseda të mira” me koreano-veriorët mbi planin e tyre për çarmatimin bërthamor dhe se “të gjithë në Azi janë të ngazëllyer. Po të mos isha unë, tani do të ishim në Luftë me Korenë e Veriut!”, shkroi ai.

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump. John Bolton, thotë se Koreja e Veriut mund të shpërbëjë arsenalin e saj bërthamor brenda një viti, por zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë se shpresojnë që kjo mund të arrihet deri në fund të mandatit të parë të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, në janar të vitit 2021.

Sung-Yoon Lee, një profesor studimeve koreane në Universitetin Tufts, tha për Zërin e Amerikës se çarmatimi bërthamor nënkupton gjëra të ndryshme për SHBA dhe Korenë e Veriut; me Washingtonin që nënkupton një gjë të tillë vetëm për Phenianin dhe Korenë e Veriut që kërkon një gadishull pa armë bërthamore, edhe pse nuk ka treguesi që Koreja e Jugut ka një arsenal bërthamor.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rritet numri i migrantëve në Ballkan, a ka Kosova kapacitet për t’u përballur me ta?

Rritet numri i migrantëve në Ballkan, a ka Kosova kapacitet për t’u përballur me ta?

Sekretari Pompeo në Korenë e Veriut

Sekretari Pompeo në Korenë e Veriut

Lajm i mirë për mërgimtarët, kontrollet në kufi tash bëhen ndryshe

Lajm i mirë për mërgimtarët, kontrollet në kufi tash bëhen ndryshe

Rasti “Stenta”, zyrtarë të MSH-së thonë se pagesat për pacientët në spitale private ishin subvencione dhe s’i janë nënshtruar prokurimit

Rasti “Stenta”, zyrtarë të MSH-së thonë se pagesat për pacientët në spitale private ishin subvencione dhe s’i janë nënshtruar prokurimit

Kosova në alarm të kuq! Të shtunën priten stuhi të mëdha

Kosova në alarm të kuq! Të shtunën priten stuhi të mëdha

Qeveria miraton koncept dokumentet Trashëgiminë Kulturore dhe të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të Përafërta

Qeveria miraton koncept dokumentet Trashëgiminë Kulturore dhe të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të Përafërta

Nis lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës

Nis lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës

Ismaili: Ligji për pagat duhet të korrigjojë padrejtësitë në sektorin e shëndetësisë

Ismaili: Ligji për pagat duhet të korrigjojë padrejtësitë në sektorin e shëndetësisë

KDI: Qytetarët s’e shfrytëzojnë sa duhet të drejtën për qasje në dokumente publike

KDI: Qytetarët s’e shfrytëzojnë sa duhet të drejtën për qasje në dokumente publike

Ministrja Hoxha kërkon mbështetjen e Bundestagut gjerman për liberalizimin e vizave





Ministrja Hoxha kërkon mbështetjen e Bundestagut gjerman për liberalizimin e vizave





Hoti: Mbështetja e Thaçit është qëndrim personal i Lutfi Hazirit, jo i LDK’së

Hoti: Mbështetja e Thaçit është qëndrim personal i Lutfi Hazirit, jo i LDK’së

Haradinaj paralajmëron Thaçin për shkarkim nëse shkel Kushtetutën në dialog

Haradinaj paralajmëron Thaçin për shkarkim nëse shkel Kushtetutën në dialog

Policia arreston 19 persona

Policia arreston 19 persona

Aeroporti i Prishtinës investon në sisteme të teknologjisë se fundit për procesimin e udhëtarëve

Aeroporti i Prishtinës investon në sisteme të teknologjisë se fundit për procesimin e udhëtarëve

Ministri Ismaili: Kosova mund të mbetet pa mjekë

Ministri Ismaili: Kosova mund të mbetet pa mjekë

Drecun: Nuk kam informacion se serbët po largohen nga FSK-ja

Drecun: Nuk kam informacion se serbët po largohen nga FSK-ja