Sekretari amerikan i Mbrojtjes e demanton lajmin e mediumit britanik: Nuk ka asnjë vendim për t’u larguar nga Iraku

E publikuar: 06/01/2020 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë marrë asnjë vendim për tërheqjen e trupave nga Iraku, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, të hënën në përgjigje të një letre nga një oficer i lartë ushtarak që duket që tregonte për një tërheqje të forcave amerikane.

Sipas The Washington Post, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se nuk dinte asgjë për një letër që duket se sugjeron një përgatitje të trupave për t’u shpërngulur nga Iraku.

Por ai tha se ka pasur disa ripozicionime të forcave amerikane.

“Nuk ka asnjë vendim për të lënë Irakun”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka asnjë vendim për t’u larguar, as nuk kemi lëshuar ndonjë plan për t’u larguar ose përgatitur për t’u larguar”.

Sipas tij, SHBA mbetet e angazhuar në fushatën për të mposhtur ISIS-in në Irak dhe rajon.

Një letër e dërguar të hënën qeverisë së Irakut nga një komandant në Irak thoshte se trupat do të “ripozicionohen gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme për t’u përgatitur për lëvizje përpara”.

Letra gjithashtu thoshte se do të kishte një rritje të udhëtimit me helikopterë rreth Zonës së Gjelbër dhe thoshte: “Ne e respektojmë vendimin tuaj të sovranitetit për të urdhëruar largimin tonë”.

Ndryshe, Parlamenti i Irakut ka nxjerrë një rezolutë me anë të së cilës kërkohej largimi i trupave amerikane na Iraku.