Sekretari i AAK’së: Abdixhiku, vogëlush i LDK’së – Ramushi është burrështetas

E publikuar: 23/02/2018 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj ka reaguar ndaj deklaratave të LDK-së për demarkacionin.
“Ky vogëlushi i LDK-së, Lumir Abdixhiku, veç men po shet! Ramush Haradinaj udhëhiqet nga parimet e burrshtetasit, e jo nga inatet. Dhimbje e pakuptueshme e juaja kjo. Te paktën tregoni arsyen, se gjysma e të keqes ju largohet“, ka shkruar Tolaj në llogarinë e tij në Facebook.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot e ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se vendi po mbetet i izoluar vetëm për shkak të inateve dhe kryeneçësisë së tij.

“Një vend i tanë vazhdon të mbetet peng i inateve të një njeriu – siç mbeti peng për 3 vjet rresht. Pavarësisht se ofruam një zgjidhje, pavarësisht se kjo zgjjidhje u pranua nga shumica e partive shqiptare, pavarësisht se të gjitha raportet – po e përsëris – TË GJITHA raportet e të gjitha komisioneve ishin në ligj, Kryeministri vendosi me kryeneçësi. Vendosi të mos lëvizë nga pozicioni i tij fillestarë që sipas secilit interpretim ligjor prodhonte kontraditë. Nuk donte zgjidhje ani pse shumica ishin pajtuar për një gjë të tillë”, ka shkruar Abdixhiku më heret. /GazetaExpress/