Sekretari i AAK-së: Donikë, ti kërkoje koalicion me klanin “Pronto”

E publikuar: 16/08/2016 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari Ekzekutiv në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Valon Tolaj i është kundërpërgjigjur deputetes së Vetëvendosjes dikur anëtare e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi.

Kjo e fundit e akuzoi partinë e Ramush Haradinajt se po bën marrëveshje të fshehta me PDK-në, meqë këta deri më tani nuk kanë reaguar për skandalet e përgjimeve të kohëve të fundit.

Tolaj në një postim në Facebook i ka kërkuar Donika Kadajt që të lutet për mos publikim të përgjimeve të saj kur ajo, siç thekson Tolaj, lutej që të hynin në koalicion me klanin “Pronto”.

“Donike ti vec lutu mos te dalin pergjimet tuaja, kur ti i kerkojshe Aleances qe me cdo kusht te hyje ne koalicion me klanin “Pronto”!”, ishte postimi i Tolajt.