Sejdiu: Të merren kursimet personale të Trustit për ta rimëkëmbur ekonominë

E publikuar: 14/05/2020 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu në emisionin Pressing të T7, propozoi që paratë e trustit nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, të përdoren nga shteti në mënyrë që të rimëkëmbet ekonomia e vendit pas pandemisë.

“Një propozim shumë i mirë në rimëkmbjen e ekonomisë pas pandemisë është që të merren paratë e trustit dhe të përdoren arsyeshëm”, është shprehur Sejdiu.

Tutje, ai tha se i njëjti program ekonomik të cilin ka propozuar FER’i në në vitin 2010, do të kryente punë edhe sot.

“Të njëjtin program ekonomik që e kemi pasur në vitin 2010, do ta propozonim edhe sot. Janë të njëjtat rrethana kur kemi parasysh se shumica e remetancave vijnë nga diaspora”, shtoi Sejdiu.