Sejdiu kërkon ndihmën e Linzit për zhvillimin ekonomik të Kosovës

E publikuar: 28/03/2015 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nderit i LDK’së, Fatmir Sejdiu ka qëndruar në vizitë zyrtare në Austri. Atje është pritur nga udhëheqësit e Provincës Austria e Epërme me Kryeqendër Linzin.

 

Gjatë ditës së sotme të qëndrimit në Republikën e Austrisë u prita nga Dr. Josef Püringer Guvernator i Provincës Austria e Epërme me Kryeqendër Linzin.
Në takim u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe veçanërisht nevojën e zhvillimit të saj dhe sidomos për ndihmën që mund t’i ofrohet nga kjo Provincë që është me e zhvilluara në Austri.
U prita edhe nga Ministri i Ekonomisë dhe Turizmit të kësaj Province Dr. Michael Strugl dhe po kështu nga Kryetari i Qytetit Linz MMag Klaus Luger. Pokështu vizitova Dhomën Ekonomike të kësaj Province si dhe Asociacionin e Turizmit të Austrisë Së Epërme,