Sejdiu e zbulon emrin e nënkryetarit të ri të Prishtinës

E publikuar: 31/07/2017 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i komunës se Prishtinës, Dardan Sejdiu do ta lerë këtë post të enjten kur edhe pritet të betohet si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, në pozitën e nënkryetarit të komunës se Prishtinë do ta zëvendësoj një person i cili nuk i përket radhëve të VV-së.

“Të enjten e dorëzoj postin e nënkryetarit (për shkak te zgjedhjes si deputet v.j.), Muhedin Nushi ka me u emëruar në atë post”, ka thënë Sejdiu në Rrokull Rroll.