Seedorf: Capello më transferojë te Reali nga parkingu i stadiumit të Sampdorias  

E publikuar: 17/10/2017 06:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori legjendar holandez, Clarence Seedorf ka zbuluar historinë interesante, e cila e transferojë atë te gjiganti spanjoll, Real Madridi.

Seedorf gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë skuadra të mëdha evropiane si Ajaxi, Real Madridi, Interi dhe Milani, ku ka fituar shumë trofe.

Por, transferimi i tij te Mbretërit spanjoll ka një histori interesante, të cilën është vet Seedorf, i cili e ka treguar në detaje.

Holandezi ka theksuar se transferimi i tij erdhi nga parkingu i stadiumit në kohën sa ishte lojtar i Sampdorias.

Ishte trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ai i cili e bindi atë të transferohet te Reali në verën e vitit 1996.

Seedorf ka fituar shumë trofe me Real Madridin

“Real Madrid më kërkoi kur isha 14 vjeçar, por prindërit e mi nuk më lejuan të shkoi sepse në atë kohë kisha për të përfunduar shkollën e mesme në Holandë. U pajtuam”, ka zbuluar fillimisht Seedorf në profilin e tij në një rrjet social.

Postimi i Seedorfit rreth historisë së transferimit

“Kur isha duke luajtur në Itali, pas ndeshjes së fundit të sezonit isha në parkingun e stadiumit dhe dëgjova një zë që më thërriste:Hej Clarence, do të vini në Real Madrid me mua?”.

“Po do të vij zotëri”. U përgjigja. Ky ishte zëri i Fabio Capellos dhe pjesa tjetër është e gjitha histori”, përfundoi mesfushori legjendar i Holandës. /Telegrafi/