Seanca ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes më 22 gusht

E publikuar: 22/06/2017 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin gjyqësor për katër aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22 gusht.

Të njejtit kanë qenë në masen e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak që nga 29 gushti i vitit të kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati mbrojtës, Tomë Gashi me anë të një postimi në llogarinë e tij më Facebook

“Pra Gjykata tenton ti mbajë të izoluar nën masën e arrestit shtëpiak duke i ju mohuar të drejten ligjore dhe kushtetuese për gjykim në kohë të arsyeshme. Ne besojmë se ka ardhuar koha për ndryshime politike, që të mund të ketë ndryshime në sistemin jurdik të Kosovës, që askush të mos mbahet kaq gjatë në paraburgim/arrest shtëpiak, si i pa gjykuar”

“Duke ditur se një prej arsyjeve për vazhdimin e masës së arretsit shtëpiak ka qenë kinse ndikimi i këtyre aktivistëve të Lëvizjës Vetëvendosje në procesin e pengimit të ratifikimit të marrëveshjës së demarkacionit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, e cila procedure është ndërprerë krejtësisht me rastin e shpalljës së zgjedhjeve të mbajtura me 11.qershor 2017, besojmë se Gjykata do ta ndërprejë arrestin shtëpiak për aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje!.”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova