Seadi nuk gjendet as në ditën e tretë të kërkimeve në Ibër, familjarët nuk e dinë se si shkoi në këtë pjesë (Video)

E publikuar: 12/04/2015 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëtarët e FSK’së në bashkëpunim me KFOR’in kanë vazhduar kërkimet edhe sot përgjatë lumit Ibër në veri të Mitrovicës.
Zhytësit e FSK’së deri tashti kanë kryer kërkime në më shumë se 2 mijë metra gjatësi të lumit Ibër, por pa ndonjë rezultat.

Mirëpo, sipas zëdhënësit të FSK’së, Ibrahim Shala, pas rënies së nivelit të ujit, është dhënë urdhri që përsëri kjo zonë të rikontrollohet.

Ndërkaq pjesëtarët e familjes të cilët po qëndrojnë në afërsi ku janë duke u kryer kërkimet nuk kanë asnjë informatë se si shkoi në këtë pjesë, Seadi.

Për më tepër ata po befasohen se si mund të jetë mbytur Seadi në lum kur ai ishte notar i mirë.