Së shpejti prona do të regjistrohet në emër të gruas dhe burrit

E publikuar: 09/03/2015 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë është duke u hartuar një udhëzim administrativ për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve.

Sot për këtë Agjencia për Barazi Gjinore në zyrën e Kryeministrit me rastin e shënimit të 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas, do të mbaj një tryezë ku do të diskutohet për inicimin e hartimit të këtij Udhëzimi Administrativ.

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është të përcaktoj mënyrën dhe mundësitë stimuluese për regjistrimin e pronës edhe në emrin e gruas si bashkëpronare, për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë të saj me burra, në të drejtën e pronës së paluajtshme si e drejte themelore e njeriut e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.