Së shpejti mund të hidhet në treg një airbag për mbrojtjen e telefonit tuaj

E publikuar: 02/07/2018 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njerëzit rrëzojnë dhe thyejnë smartfonët e tyre gjatë gjithë kohës, por një student inxhinier gjerman Philip Frenzel mund të ketë zgjidhjen për të kursyer të gjithë kohën, paratë dhe stresin e panevojshëm.

Sipas DesignBoom, Frenzel krijoi airbag-un celular, një kasë që ndjen kur telefoni juaj është në rënie të lirë dhe liron krahë metalikë për ta mbrojtur atë nga dëmtimi.

Një student nga Universiteti Aalen në Gjermani, Frenzel fitoi një çmim nga Shoqata Gjermane e Mekatronikës me airbag për celular dhe pret të lançojë pajisjen në Kickstarter muajin e ardhshëm së bashku me Peter Mayer, një tjetër student në universitet, sipas portalit gjerman Preview Online.

Nëse ky produkt ose një i ngjashëm me të, me një dizajn të përmirësuar, e bën të njohur atë në treg, nuk ka dyshim se mund të ndihmojë në shpëtimin e qindra dollarëve, gjithashtu do të shmangeshin shpenzimet e tepërta për riparimet e telefonit ose pajisjet e reja.

Epoka e ekraneve të plasaritura mund të jetë duke arritur drejt një fundi dhe kjo duket se do të ndodhë më shpejt sesa kemi menduar. /PCWorld Albanian