Së shpejti marrëveshja e mirëkuptimit mes BQK-së dhe Bankës Qendrore Evropiane

E publikuar: 30/05/2018 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar zëvendës Drejtorin Gjeneral të Bankës Qendrore Evropiane, Rolf Klug.

Guvernatori Mehmeti e informoi zëvendës Drejtorin Gjeneral të BQE-së, me zhvillimet e fundit në sistemin bankar në Kosovë, si dhe me përafrimin e kornizës ligjore të BQK-së me atë të Bashkimit Evropian dhe Parimeve të Bazel-it.

Në takimin e zhvilluar, është rënë dakord për nënshkrimin e mërrëveshjes së mirëkuptimit mes BQK-së dhe BQE-së, në një afat sa më të shpejtë.

Guvernatori Mehmeti, në emër të BQK-së, e falenderoi BQE-në për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, me shpresë që e njëjta të vazhdoj edhe më tutje thuhet në komunikaten për media.

Nga ana tjetër, zëvendës Drejtori Gjeneral i Bankës Qendrore Evropiane, Rolf Klug, uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e Guvernatorit të BQK-së dhe konfirmoi përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë mes ECB-së dhe BQK-s./infosot/