Së shpejti hapet xhamia më e madhe në Turqi – detajet dhe pamjet brenda dhe jashtë saj (Foto/Video)

E publikuar: 20/02/2019 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhamia më e madhe në Turqi, “Çamlıca Camii” në Stamboll do të jetë e hapur për të paktën 15-20 ditë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo është parashikuar të pranojë rreth 60 mijë besimtarë në një kohë.

Po sipas mediave, xhamia është ndërtuar në një sipërfaqe prej 57,000 metra katrorë, dhe përveç xhamisë, i gjithë kompleksi do të përbëhet nga një muze, një galeri arti, një bibliotekë, një sallë konferencash, studiot dhe parking.

Në brendësi të kupolës ka 16 shkrime të cilat i atribuohen Perëndisë.

Bëhet gjithashtu e ditur, se në hapjen zyrtare të saj, të jetë prezent edhe presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan. /Telegrafi/