Së shpejti fillon viri i ri shkollor, imazhet qesharake të nxënësve në ditën që iu rikthyen shkollës (Foto)

E publikuar: 22/08/2018 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në shtetet perëndimore, është praktikë që në çdo fillim të vitit të ri shkollor, nxënësve iu bëhet nga një fotografi, që ta kenë kujtim nga një për çdo klasë. Mirëpo, për disa kjo është bërë vetëm makth.

Forma si i kishin prerë flokët, si dhe përzgjedhja e rrobave që lë shumë për të dëshiruara, ka bërë që disa t’i fshehin këto imazhe, nga frika se mund të bien në duar të pasigurta, transmeton Telegrafi.

Përmbledhja që mund të shihni më poshtë, i tregon disa prej këtyre nxënësve, të cilët e kanë cilësuar si makth rikthimin në shkollë, vetëm pse iu kujtohen këto fotografi.

Megjithatë, ata i postuan vet në rrjetet sociale, në mënyrë që t’i bëjnë të qeshin miqtë virtual.

“Shikoni nëpër albumet e vjetra, nuk do t’ju mungojë as juve, së paku një fotografi e tillë” ka shkruar një komentues. /Telegrafi/