Se hakmarrja është gjithmonë e ëmbël, e tregon edhe festa e Suarezit në fytyrën e portierit të Leganes (Video)

E publikuar: 20/11/2017 05:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duket se Luis Suarez po i kthehet formës së mirë në La Liga me Barcelonën.

Ai shënoi dy gola në fitoren 0-3 ndaj Leganes dhe kështu i dha fund ecurisë 479 minuta pa gol.

Por, ylli i Barçës u kritikua për festën te goli i dytë, kjo pasi festoi para fytyrës së portierit kundërshtarë, Ivan “Pichu” Cuellar.

Gjithsesi, duket se uruguaiani kishte plotësisht të drejtë, pasi në përsëritjet e videove pas ndeshjes shikohet se portieri e kishe provokuar më parë Suarezin gjatë një dueli dhe në fund kishte simuluar.

Këtë sezon Suarez ka pesë gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/