Scout: Udhëheqësi i njësisë përgjegjëse për vëllezërit Bytyqi – funksionar i partisë drejtuese në Serbi

E publikuar: 30/10/2016 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan: Senka Vlatkoviq Odaviq, Insajder

Ambasadori amerikan, Kyle Scout, ka deklaruar se SHBA-ja nuk po i bën “trysni Serbisë për rastin Bytyqi, por nuk është i kënaqur me rezultatin e hetimeve të deritashme që po i zhvillojnë autoritetet në Serbi”.

“Unë e kuptoj se këtu kemi të bëjmë me një njësi policore dhe se solidariteti ndërmjet policëve është i zakonshëm, edhe në SHBA gjithashtu. Mendoj se është e vështirë të kuptohet se asgjë nuk i ka ndodhur asnjë anëtari të atij grupi dhe se udhëheqësi i asaj njësie aktualisht ndodhet në këshillin drejtues të partisë udhëheqëse në këtë vend”, thotë ambsadori Scout, në emisionin “Amnezioni kolektiv” të projektit të përbashkët të produksionit Insajder të Beogradit me Radion Evropa e Lirë.

Tre vëllezërit Bytyqi, shtetas amerikan me prejardhje shqiptare nga Kosova, janë arrestuar për, sic është thënë, “qëndrim të paligjshëm në territorin e Serbisë, pas intervenimit të NATO-s më 1999”.

Ata u vranë dhe trupat e tyre u gjetën në një varrezë massive në afërsi të kampit të njësisë speciale të policisë. Shef i aftësimit në kamp ishte Goran Radosavleviq Guri, ndërsa në kamp ishin edhe pjesëtarët e Njësisë për operacione speciale me të cilët ka komanduar Milorad Ulemek Legija, por edhe pjesëtarët e Njësive të Posacme të Policisë.

Në këtë periudhë Njësitë e Posacme nuk kishin komandant. Këtë njësi e ka krijuar Obrad Stevanoviq i cili më 1999 ka qenë ndihmës i ministrit të policisë Vlajko Stojilkoviq.

Organet hetuese të Serbisë ende nuk kanë zbuluar se kush dhe me urdhër të kujt janë vrarë vëllezërit Bytyqi./rel/